Armando Broja për 10 minuta la pa fjalë të gjithë tek Evertoni.
Një prej legjendave të klubit ka folur për mediat për legjionarin shqiptar, paraqitja e të cilit bëri që evertoniansi i thekur të bie në ‘dashuri’ me shqiptarin.
Leon Osman, një ish-futbollist i bluve mendon se Broja është një blerje e spikatur e verës dhe se sulmuesi shqiptar bëri shumë saktë dhe mirë gjërat në daljen në fushë kundër Wolves.
Rezultati i la hapësira teknikut anglez të kryente shumë zëvendësime dhe ai nuk ngurroi të aktivizonte dribluesin kuqezi.
“Duche tha se Broja po rindërtohej, ai nuk ishte fare aty. Por unë mendoj se ai tashmë është rikuperuar. Luajti shumë që sa hyri.
Dukej mjaft i mprehtë dhe i gjalllë me topin në zotërim. “, u shpreh legjenda e Everton në intervistën për Prime Sports.