Ambrosini: Nuk kisha parë prej kohësh në Itali një mesfushor si Reijnders

Futboll

Ambrosini: Nuk kisha parë prej kohësh në Itali një mesfushor si Reijnders

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 14:50
Massimo Ambrosini

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Massimo Ambrosini komentoi formën e shkëlqyer të Tijani Reijnders me fanellën e Milanit. Mesfushori holandez ka shënuar 7 gola në 8 ndeshjet e fundit.

Si ka ndryshuar Reijnders nga sezoni i kaluar?

Pa dyshim që është më pak i ndrojtur. Mendoj se ka bërë një hap të madh në aspektin mendor; është më i qëndrueshëm dhe vendimtar. Nuk po flas vetëm për golat e shumtë që shënon, por për gjithçka tjetër që bën në fushë.

Si e shihni përballjen me Ederson?

Do të jetë një provë e fortë për të dy lojtarët, ashtu si edhe për Atalantën dhe Milanin. Ederson, në aspektin fizik, është i jashtëzakonshëm. Me agresivitetin që tregon në duele, të kujton një mbrojtës, por pastaj është i aftë të shkojë deri në zonën kundërshtare për të përfunduar aksionet. Gjithçka lidhet me interpretimin, qëndrimin dhe përkushtimin. Si Reijnders, edhe braziliani i Atalantës është një mesfushor modern, sepse mund të mbulojë të gjithë fushën.

Çfarë kanë të ndryshme?

Mesfushori holandez i Milanit ka avantazhin e pasimit të fundit, të një depërtimi gati si trekuartist. Ai gjithashtu di të shënojë në të gjitha mënyrat: me hyrje nga prapavija dhe me goditje nga distanca. Prej shumë kohësh nuk kisha parë një mesfushor në Itali që të godiste si Reijnders

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat