Edhe pse i dëmtuar dhe thuajse ka mbyllur sezonin, mesfushori spanjoll Rodri po mundohet të punojë për skuadrën e Manchester City. Jo si futbollist në fushë por si “menaxher”.
Ai ka këshilluar patriotin e tij Nico Williams që të transferohet të kampionët e Anglisë dhe të mos shkojë te Barcelona.
Skuadra katalanase ka kohë që e kërkon talentin 18-vjeçar, që shkëlqeu edhe në Euro 2024.
“Në këtë moment, Nico Williams do ta dërgoja të luante te Manchester City. Nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë. Do të ndiejë të ftohtin e Manchester, është i ngjashëm me Bilbaon”, tha Rodri.