Elbasani nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Roberto Bordin.
Ky i fundit dha dorëheqjen pas fitores me Bylisin dhe vetëm pak orë më parë u zyrtarizua largimi i tij.
Tashmë në krye të verdhebluve do të jetë Ivan Gvozdenovic. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe serbi tashmë do të drejtojë Elbasanin në pjesën tjetër të kampionatit.
Një lëvizje surprizë kjo nga Elbasani, që mban në Superiore Gvodenovic, teksa nga momenti në moment pritet zyrtarizimi.
Ky i fundit e njeh mirë kampionatin shqiptarë, pasi vetëm pak ditë më parë u largua nga Skëndebeu, ekip me të cilin arriti të surprizojë të gjithë në Superiore sezonin e kaluar.