Skuadra e Hataysporit ka shënuar fitore të thellë 5:0 ndaj Osmaniyesporit, duke u kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Turqisë.
Në këtë ndeshje për ekipin e Hataysporit në portë ishte portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj.
]Bekaj mbajti portën e paprekur në këtë ndeshje dhe u vlerësua lartë paraqitja e tij.
Portieri kosovar s’kishte mbrojtur me fanellën e klubit turk qysh nga muaji maj i sezonit të kaluar, por sot ai e pati mundësinë dhe tregoi kualititetin e tij.