Rey Manaj ndihet i parespektuar nga klubi turk

Futboll

Rey Manaj ndihet i parespektuar nga klubi turk

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 12:13
Soysal e Manaj

Rey Manaj ka folur për mediat turke ku ka dhënë një intervistë të gjatë.

Sulmuesi ka dhënë detaje mbi të ardhmen e kontratës së tij me Sivasspor.

Lojtari i Kombëtares shkëlqeu sezonin e kaluar me bardhekuqtë, gjë që  e nguliti në zemrën e tifozerisë si një ‘luan’.

Edhe këtë edicion, shqiptari ka realizuar gola dhe gjendet përsëri në listën e top-golashënuesve të ligës, por dëmtimet i kanë prishur shumë punë.

“Kam dhënë gjithçka për Sivassporin. Kam luajtur pa fjetur natën ose në temperature përvëluese.

Tani e ndiej veten se jam më shumë sesa vetëm një lojtar i këtij klubi. Brenda klubit e thonë këtë.

Ata ende nuk më kanë rinovuar kontratën, ose të ndodh tani ose do të largohem.”, u shpreh Manaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat