Ujka pas barazimit me Partizanin

Futboll

Ujka pas barazimit me Partizanin

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 12:27
Serxhio Ujka - majtas

Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në supersfidën e javës së 16-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1. Lojtari i ndeshjes u shpall mesfushori i Egnatia Serxhio Ujka.  

“Ishte një ndeshje shumë e veshtirë, luanim me vendin e parë. Në skuadrën tonë nuk e humbasim kurrë besimin.

Momenti im më i mirë nuk ka ardhur akoma. Kam shumë për të dhënë për ekipin e Egnatias.

Tek skuadra ka shumë lojtarë cilësorë, nuk është çështja kush është lider. Jam një mesfushorë qendror që formën time më të mirë e tregoj n ë këtë pozicion. Në nevojat e trajnerit unë mund të luaj dhe si winger", tha Ujka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat