Kombëtaret U17 dhe U19 të vajzave mësojnë kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit 

Futboll

Kombëtaret U17 dhe U19 të vajzave mësojnë kundërshtarët për kualifikimet e Evropianit 

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian për kombëtaret e grupmoshave U17 dhe U19 në konkurrencën e vajzave. E pranishme në short nga FFK ishte Sanije Krasniqi.

Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Evropianin që do të mbahet në Ishujt Faroe, do të garojë në Ligën A në Grupin A7, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Danimarka.

Ndeshjet e këtij grupi zhvillohen në Gjermani, prej 15 deri më 24 mars të vitit të ardhshëm.

Dy pozitat e para kualifikohen, derisa pozita e fundit bie në Ligën B. Ndërkaq, Kombëtarja U19, e cila do të garojë në Ligën B, pas eliminimit nga faza e parë e kualifikimeve në Ligën A, është përfshirë në Grupin B3, ku janë edhe Letonia, Kazakistani dhe Malta.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Maltë, prej 1 deri më 7 prill, të vitit të ardhshëm.

Gjashtë ekipet e para të çdo grupi dhe ekipi i dytë më i mirë nga Liga B do të promovohen në Ligën A për raundin e parë të kualifikueseve të edicionit të ardhshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat