Media rumune habit për Kosovën, kjo iu djeg

Futboll

Media rumune habit për Kosovën, kjo iu djeg

Nga: K. Goca Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 14:46
Kosova

Lufta mes Kosovës dhe Rumanisë në CAS është zyrtare. Ata ndërmorën masa kundër vendimit të UEFA-s dhe e kanë bërë njoftimin, ka shkruar mediumi rumun “Prosport”.

Mediumi rumun habit duke shkruar se Kosova refuzoi të vazhdojë lojën. “Skuadra mysafire vendosi të largohej nga fusha në minutat e fundit të lojës, duke akuzuar për thirrje dhe sharjet e tifozëve tanë.

Si filloi e gjitha? Denis Alibec futet në konflikt me Amir Rrahmanin. Mbrojtësi i Kosovës ia futi duart në fyt lojtarit rumun dhe ai nuk hezitoi të kundërpërgjigjet.

Me shpresën se do të marrin fitoren në tavolinën zyrtare, futbollistët e Franco Fodës tentuan të sfidojnë tifozët rumunë.

Nga tribunat e Arenës Kombëtare u brohorit “Serbia, Serbia”, për këtë arsye mysafirët u larguan nga fusha dhe nuk pranuan të vazhdojnë ndeshjen.

Vëzhguesi i lojës shkoi te gjyqtari kryesor dhe i kërkoi atij që të bënte një njoftim të qartë në teashatore të ekipi i Kosovës: nëse lojtarët nuk kthehen në fushë, gjyqtari do t'i jap fund ndeshjes.

Mysafirët nuk pranuan që të vazhdonin ndeshjen dhe gjyqtari u detyrua ta përfundonte atë. UEFA nuk qëndroi indiferente pas incidentit në Bukuresht. Rumania fitoi në tavolinë.

Megjithatë, Federata Rumune e Futbollit dënohen me shumën 128 mijë euro e Kosova një gjobë vetëm 6000 eurosh.
Edhe Kosova kërkon drejtësi në CAS”,
ka shkruar ndër të tjera media rumune.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat