Shpëtim Duro zbulon studentin e preferuar

Futboll

Shpëtim Duro zbulon studentin e preferuar

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 15:35
Shpëtim Duro

Shpëtim Duro ka folur në podcasting ‘Pjesa e Tretë’.

Tekniku i mirënjohur i futbollit shqiptar është pyetur se kush është lojtari nga i cili ka patur më shumë pritshëmri, por kurrë nuk u ngrit aty ku trajneri shqiptar e priste.

Ky futbollist është Jahmir Hyka. Duro thekson se Jahmiri ka bërë një super karrierë, por për mendimin e tij personal ka patur shumë më shumë potencial. Kujtojmë Hyka ka zhvilluar takime me Kombëtaren dhe ka luajtur në një sërë kampionatesh si SHBA-të apo Zvicra ku ka kaluar pjesën më të madhe nëpër klube të ndryshme.

“Unë po e them. Ai bëri karrierë, kreu 30 ndeshje me Kombëtaren.

Është Jahmir Hyka. Ai ka bërë një karrierë super më kupton. Edhe nga ana profesionale, edhe nga ana financiare mirë.

Por me thënë të drejtën ai kishte një gjë. Unë e kam pas nga 15 vjeç deri në 19. E meta atij që s’u bo ishte vetëm se ishte shumë i mirë, shumë i urtë dhe jo ambicioz në lojë.

Gjithmonë kur e kisha unë lojtar luante mirë, sepse unë ia diaj ato gjërat. Prisja akoma më shumë nga ai.”, u shpreh Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat