Orges Shehi zyrtarisht kryetrajner i Ballkanit 

Futboll

Orges Shehi zyrtarisht kryetrajner i Ballkanit 

Nga: K.G.. Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 15:50
Arsim Kabashi e Orges Shehi

Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka zgjedhur kryetrajnerin e ri.

Orges Shehi, emërohet kryetrajner i ri!

Shehi është emër i spikatur i futbollit shqiptar.

Trajner në disa skuadra shqiptare ndër vite.

“Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e trajnerit të ri të skuadrës, Orges Shehi. 

Shehi, një emër i njohur në futbollin shqiptar, sjell me vete përvojë të jashtëzakonshme dhe një vizion të qartë për të çuar përpara sukseset e klubit tonë.

FC Ballkani, kampion i Kosovës për tre vite radhazi, mbetet i përkushtuar për të vazhduar traditën e arritjeve dhe për të ngritur standardet e futbollit në vend. Besojmë se me lidershipin dhe aftësitë e Orges Shehit, skuadra jonë do të vazhdojë të shkruajë histori në fushën e lojës.

I mirëpresim Orges Shehin dhe stafin e tij në familjen tonë të madhe të FC Ballkanit dhe i urojmë suksese të shumta në këtë kapitull të ri!:, njofton FC Ballkani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat