Barcelona duket se është tërhequr nga gara për portierin e Portos, Diogo Costa.
Katalanasit ose do të vazhdojnë të kenë besim te rikthimi i Ter Stegen për sezonin e ri, ose do të gjejnë një portier më të lirë
El Nacional raporton se Bayern e ka seriozisht për gardianin e portës. Klubi bavarez ka nisur kontaktet me shtatlartin e portës, klauzola e të cilit është 60 mln euro.
Një tjetër emër në listën e bavarezëve është portieri i Milanit, Maignan.
Ky i fundit ende nuk ka shfaqur seriozitet dhe besim te kontrata e ardhshme me Milanin. Bayern mund të përfitojë.