Vendimet e Komisionit të Garave 

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave 

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me datë 06.12.2024, ka diskutuar për ndeshjet e 1/16 së Kupës së Kosovës për edicionin 2024/2025. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve Komisioni mori këto:

1.Regjistrohen ndeshjet e 1/16 së Kupës së Kosovës edicioni 2024/2025 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj : SC “Gjilani“. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes . Pas përfundimit të pjesës së parë , lejoj futjen e personave të pa autorizuara nw lokalet e stadumit .Rrugës për në zhveshtore zyrtari i SC “Gjilani” , Drilon Sylejmani nr ID 024453M94 i cili nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes, ju afrua gjyqtarit kryesor për të kërkuar sqarime për disa momente. Ai pengoj shkuarjen e gjyqtarëve drejt zhveshtoreve duke e shtyer gjyqtarin kryesor , për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani –Liria.

Ndaj: Zyrtarit të SC “Gjilani“, Drilon Sylejmani nr ID 024453M94. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë , rrugës për në zhveshtore ju afrua gjyqtarit kryesor për të kërkuar sqarime për disa momente . Ai pengoj shkuarjen e gjyqtarëve drejt zhveshtoreve duke e shtyer gjyqtarin kryesor, për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. I njejti nuk ishte nuk ievidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes Gjilani –Liria, njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat