Ndeshja e mesjavës së Kupës së Italisë kundër Sasuolos bëri disa dëme fizike në skuadrën kuqezi.
Problemi më i madh ka të bëjë me zëvendësin e Menja, Sportiello, i cili po lufton me një acarim në kupën e gjurit.
Situatë për t’u vlerësuar dita-ditës, por gjithsesi një problem që me siguri do ta detyrojë portierin të humbasë ndeshjen kundër Atalantës. Loftus-Çik, nga ana tjetër, ka një pulpë të mavijosur dhe synimi është të jetë gati për në Bergamo pa ma marrë asnjë lloj rreziku.
Për Atalantën rikthehen mes titullarëve Menja dhe Hernandez, ndërkohë që në grupin e të grumbulluarve do të mungojnë të dëmtuarit afatgjatë si Benaser, Florenci e Joviç.
Ndërkohë tek Atalanta Gasperini ka zgjidhur të gjitha dilemat me Hien që ka fituar balotazhin e prapavijës me Berat Gjimshitin që nuk do të jetë mes titullarëve në sfidën e orës 20:45 kundër Milani.