Orges Shehi sot është zyrtarizuar kryetrajneri i ri i kampionit të Kosovës, Ballkanit të Therandës dhe menjëherë e ka mbajtur edhe stërvitjen e parë.
Drejtuesit e Ballkanit besojnë e shpresojnë se Shehin do të rikthejë ekipin në krye të tabelës.
“Trajneri ynë i ri menjëherë e ka mbajtur seancën e parë stërvitore, ku energjia e tij dhe gatishmëria e skuadrës, janë në nivel të lartë.
Duke besuar në rikthim të shpejt te rezultatet pozitive, i urojmë punë të mbarë timonierit tonë.
Na priftë e mbara”, ka njoftuar FC Ballkani.
Pas javës së 15-t, Ballkani zë vendin e tretë me 26 pikë apo ka 8 me pak se lideri Drita.