Seleksionimet me talentet e diasporës, në testim 88 futbollistët të rinj të vitlindjes 2009

Futboll

Seleksionimet me talentet e diasporës, në testim 88 futbollistët të rinj të vitlindjes 2009

Më: 6 dhjetor 2024 Në ora: 19:37
Pamje nga një ndeshje

Faza Open Stage e seleksionimeve të futbollistëve të rinj shqiptarë që jetojnë jashtë vendit ka zhvilluar sesionin e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, nën vëzhgimin e trajnerëve të ekipeve kombëtare, stafit të Drejtorisë Teknike dhe përgjegjësit të skautizmit në FSHF, Ardi Behari.

Në këtë sesion morën pjesë 88 futbollistë e vitlindjes 2009, të cilët zhvilluan teste fizike dhe ndeshje miqësore, në përshtatje me pozicionin ku secili aktivizohet në klubet e tyre.

Djemtë e rinj u aktivizuan në 4 ndeshje dhe më pas u zhvillua një ndeshje finale me të përzgjedhurit e secilit grup.

Faza Open Stage e seleksionimeve të talenteve të diasporës do të mbyllet në datën 10 dhjetor me grupmoshën 2010/2011.

Nisma e Federatës së Futbollit për të afruar talentet shqiptare nëpër botë i jep mundësinë të rinjve që luajnë futboll të evidentohen dhe ndihmon stafin Teknik të ekipeve Kombëtare të vlerësojnë futbollistët me potencial për të qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në të ardhmen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat