Ish – anëtari i kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, është lënduar në ndeshjen e sotme të Dinamos së Zagrebit kundër Slaven Belupos në kuadër të javës së 16-të të Superligës kroate.
Ademi është larguar nga fusha në minutën e 19-të të lojës dhe në vend të tij u aktivizua Branko Paviq.
Nuk ka ende informacion se cili është niveli i këtij lëndimi.
Lëndimi i Ademi është një lajm i keq për dinamovitët.