Hansi Flik komenton Barcelonën e tij, për ata që duan largim në janar u lë derën e hapur

Futboll

Hansi Flik komenton Barcelonën e tij, për ata që duan largim në janar u lë derën e hapur

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 08:19
Hansi Flik

Barcelona po kalon momente të vështira në javët e fundit, si pasojë e mungesës së rezultateve të dëshirueshme dhe për këtë trajneri Hansi Flik po synon të marrë masat e duhura, ndërkohë që me afrimin e merkatos kanë nisur të lakohen emrat e parë që mund të largohen.

Në fakt, trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka befasuar shumë me besimin që ka treguar në akademinë La Masia në sezonin e tij të parë në klub, por ka sjellë rezultate të shkëlqyera me Mark Bernal dhe Mark Kasado. Megjithatë, është bërë e qartë se ka disa lojtarë për të cilët Flik nuk është plotësisht i bindur. Njëri prej tyre është Ansu Fati, i cili do të kthehej javën e ardhshme nga një dëmtim në kofshë, por është dëmtuar sërish dhe kur ishte në formë luajti më pak se 200 minuta.

Nga ana tjetër, Erik Garcia gjithashtu ka humbur gati dy muaj aksion për shkak të çështjeve të fitnesit, por luajti shumicën e katër ndeshjeve të para në shtator. Megjithatë, Flik i ka thënë Fatit dhe Garcias se nëse të gjithë janë në formë, ata do të luftojnë për minuta të rregullta. Nëse ndonjëri dëshiron të largohet në afatin kalimtar të dimrit, atëherë Flik nuk do t’i pengonte. Informacioni vjen nga gazeta Sport, i cili më tej thekson se asnjëri nuk po planifikon të largohet aktualisht, por mund të ketë oferta në janar. Të dy synojnë të rimendojnë të ardhmen e tyre gjatë verës në varësi të mënyrës se si ecën sezoni. Shumica e minutave të Garcias kanë ardhur në mesfushë këtë sezon, pas lëndimit të Mark Bernalit në fund të sezonit, por Mark Kasado e ka bërë të tijin vendin që nga lëndimi i Garcias. Përveç kësaj, Frenkie de Jong dhe Gavi janë rikthyer nga lëndimi, ndërsa në rrugën e kthimit është edhe Andreas Kristensen.

Për Fatin, edhe kur ishte në formë, ishte e qartë se Flik ka më shumë besim te Pau Viktor. Ndërkohë, referuar asaj ë shkruajnë mediat spanjolle, Bajerni i Mynihut rrezikon që ta humbë qendërmbrojtësin e Bajer Leverkusenit, Jonathan Tah, të cilin e kishte përcjellë për kohë të gjatë dhe ishte shumë afër që ta transferohet në verën që e lamë pas. Mediumet spanjolle dhe “Sky”, kanë raportuar të premten se drejtori sportiv i Barcelonës, Deko, është takuar me zyrtarë të Leverkusenit të enjten, për transferimin e 28-vjeçarit. Një gjë e tillë është realizuar pasi menaxher i qendërmbrojtësit Tah, është po i njëjti që e ka nën menaxhim trajnerin e Barcelonës, Hansi Flik. Tah ka zhvilluar 21 paraqitje në edicionin aktual dhe e ka një gol të shënuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat