Bove ka vendosur

Futboll

Bove ka vendosur

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 12:25
Edoardo Bove

Edoardo Bove do të implantojë një defibrilator nënlëkuror, njësoj sikurse bëri danezi Christian Eriksen.

Një pajisje jetike nënlëkurore do t’i vihet 22-vjeçarit këtë fundjavë ose, me shumë mundësi, ditën e hënë. Këtë e raporton sot “Gazzetta dello Sport”, duke shtuar se Bove pritet të lirohet nga spitali deri në mes të javës së ardhshme. Më pas të vizitojë shokët e tij të skuadrës në “Viola Park”.

Vendimi, i marrë pas disa ditësh reflektimi, nuk ka qenë i lehtë. As për t’u pranuar. Bove është i vetëdijshëm se kjo ndërhyrje do t’i pamundësojë të vazhdojë të luajë futboll në Itali. Por, siç thotë ai vetë, ka gjëra më të rëndësishme në jetë dhe, pas diskutimeve e reflektimeve, ka miratuar ndërhyrjen që do të kryhet në orët e ardhshme.

Bove ka kuptuar se do të mund të vazhdojë të luajë futboll, ndoshta ngadalë, në nivele të larta jashtë vendit, në një kampionat që nuk ka rregulla kaq të rrepta si Italia në lidhje me këtë çështje. Gjatë javëve të ardhshme ai do të diskutojë gjithashtu për një mundësi të zgjidhjes së kontratës me klubin, që i zotëron kartonin, Romën.

Por ka kohë, pasi pas operacionit do të nevojiten disa javë pushim dhe më pas një periudhë riatletizimi. Mund të imagjinohet një karrierë të re jashtë vendit, që mund të nisë në pjesën e dytë të sezonit aktual ose në verën e ardhshme.

Defibrilatori kardiak është një pajisje që mundëson monitorimin e variacioneve të mundshme të zemrës dhe përdorimi i tij është i parashikuar nga udhëzimet ndërkombëtare për personat që kanë pësuar një ndalim të zemrës për shkak të një aritmie që ka shkaktuar fibrilacion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat