Spikat sfida Apolonia - Vllaznia

Futboll

Spikat sfida Apolonia - Vllaznia

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 12:46
Pamje

Rikthehet pas pauzës së ekipeve kombëtare kampionati i futbollit të vajzave. Sot do të luhet ndeshja hapëse e javës së 8-të. Partizani do të presë në shtëpi ekipin e Laçit. Të kuqet kanë pasur një ecuri të mirë këtë sezon dhe janë në kërkim të fitores së radhës. Ndeshja do të zhvillohet në ora 14:30 në stadiumin “Arena e Demave”.

Katër ndeshjet e tjera do të luhen të dielën, dy prej të cilave në orën 10:00 dhe dy të tjerat në orën 13:00.

Ndeshja Kinostudio – Gramshi pritet të jetë mjaft e luftuar, duke pasur parasysh edhe formën e mirë që po kalon skuadra e Gramshit këtë edicion, duke u renditur në vendin e dytë pas 7 ndeshjesh. Ndeshja do të luhet në QKS Kamëz në ora 10:00.

Takimi tjetër i orës 10:00 është ai mes Egnatia – Lushnja.

Apolonia – Vllaznia është pa dyshim një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 8-të, që do të luhet të shtunën në stadiumin “Loni Papuçiu”.

Përballë kampioneve në fuqi, fieraket e vendit të katërt në kampionat do të provojnë shanset e tyre. Ndeshja është planifikuar të nisë në ora 13:00.

Sfida tjetër është ajo mes Teuta – Tirana, që do të luhet në Durrës. Një ndeshje mjaft delikate për të dyja ekipet, me kryeqytetaset që nuk e kanë nisur mjaft mirë këtë edicion dhe duan të marrin tre pikët. Edhe Teuta kërkon rezultat pozitiv në këtë sfidë. Ndeshja do të luhet në ora 13:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat