Fonseka shpërthen ndaj arbitrave: U lodha duke parë gjëra të tilla

Futboll

Fonseka shpërthen ndaj arbitrave: U lodha duke parë gjëra të tilla

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 14:07
Paulo Fonseka

Paulo Fonseka nuk e ka pritur mirë humbjen e djeshme kundër Atalantës.

Trajneri i Millanit nuk i ka kursyer kritikat kundër arbitrit. Kreu i pankinës së kuqezinjve ka thënë për “Sky Sports” se goli i parë i bergamaskëve ishte i parregullt.

“Por dua të them një gjë. Gjithmonë kam heshtur ndërsa të gjithë flasin, por të heshtësh dhe të shikosh atë që ndodhi në golin e parë është e pabesueshme…

Nuk ka dyshime për atë episode. E di që të jesh arbitër është një punë e vështirë, por jam i lodhur duke parë gjithmonë të njëjtat gjëra. Asnjë respekt ndaj nesh.

Nuk kam frikë të them të vërtetën. Gjithmonë kam respektuar punën e gjyqtarëve, por çdo javë ndodh e njëjta gjë.

Gjithmonë ka mungesë respekti për Milanin. E fillojmë ndeshjen me një gol që nuk është i rregullt dhe kjo e ndryshon ndeshjen. Ky arbitri bëri VAR-in kundër Udinezes dhe të gjithë e pamë ç’ndodhi në Udineze”, ka deklaruar Paulo Fonseka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat