Gjithçka gati për spektaklin në “Hasanbeg Arena”: Shkëndija i fton tifozët

Futboll

Gjithçka gati për spektaklin në “Hasanbeg Arena”: Shkëndija i fton tifozët

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 14:19
KF Shkëndija e Haraçinës

KF Shkëndija e Haraçinës ka ftuar të gjithë tifozët në ndeshjen kundër Aerodrom, që luhet në kuadrin e javës së 13-të, ose javës së fundit të Ligës së Tretë-Veri, të shtunën me fillim prej orës 13:00 në stadiumin “Hasanbeg Arena” në Hasanbeg.

Shkëndija pas javës së 12-të është në vendin e parë me 34 pikë, dhe me goldallim fantastik 39-1, e ndjek Fortuna me pesë pikë më pak.

“Nesër është dita. Nesër festojmë për ngjyrat tona, për Shkëndijën për Haraçinën.

Mos mungo… bashkë po shkruajmë historinë”, kanë shkruar nga KF Shkëndija.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat