E përditshmja italiane “Il Mattino”, në numrin e saj të sotëm, ka publikuar disa deklarata të tjera të presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis.
Ky i fundit ka komentuar vendimet e trajnerit kundër Lazios: “Jam plotësisht dakord me zgjedhjen për të ndryshuar 11 lojtarë ndaj Lazios. Ishte një vendim i shkëlqyer për të aktivizuar të gjithë lojtarët e tjerë. Një super stërvitje kundër Lazios ishte zgjedhja më e mirë. Ishte gjithashtu një leksion i madh jete sportive për skuadrën”.
Më tej ai ka shtuar: “E dinim që duke bërë kaq shumë ndryshime nuk do të ishte e lehtë. Qartësisht, nëse do të kishim bërë më pak ndryshime, mund të kishte pasur më shumë ekuilibër dhe ndoshta ndeshja do të kishte shkuar ndryshe.
Por për mua nuk ka rëndësi; trajneri duhej të jepte hapësirë dhe e bëri këtë. Unë them se ai veproi shumë mirë. Rezultati nuk është i rëndësishëm. Ne mund t’i lejojmë vetes të eksperimentojmë”.
Kur u pyet për objektivat e këtij sezoni, De Laurentiis u përgjigj: “Qëllimi parësor është rindërtimi i skuadrës, që kalon nga kthimi në Europë.
Jam i kënaqur me gjithçka që është bërë deri më tani. Në këto 14 vite që kemi qenë në Serie A, vetëm sezonin e kaluar patëm një incident rrugës.
Le ta harrojmë atë. Kjo po ndodh edhe me skuadra të tjera. Në këtë klub ka histori fitoresh. Shpresoj që të kemi edhe fitore të tjera të Napolit në të ardhmen”.