Mund të mbeten pa fjalë shqiptarët e Kosovës me datën 16 dhjetor! Nga UEFA pritet që të merret vendimi

Futboll

Mund të mbeten pa fjalë shqiptarët e Kosovës me datën 16 dhjetor! Nga UEFA pritet që të merret vendimi

Nga: K. Goca Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 14:39
Stadiumi Air Albania

Pak ditë kanë mbetur që të dihet përfundimisht se a do t’i besohet organizimi i Kampionatit Evropian U21 dy federatave që kanë shprehur dëshirën që së bashku të organizojnë këtë ngjarje të madhe, Federata e Furtbollit e Shqipërisë dhe Federata e Futbollit të Serbisë.

Padyshim se, nëse kjo ngjarja do të organizohet në bashkëpunim mes këtyre dy fedetarave në vitin 2027 do të shkaktojë zemërim të shqiptarët e Kosovës, kur kihet parasysh se çka ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës nga Serbia në vitet e 90-ta, masakrat (1998 - 1999) ndaj popullatës.

Dihet se deri me tash edhe tifozët “Kuq e Zi” janë shprehur kundër po ashtu edhe nga Kosova. 

Vendimi pritet që të merret më 16 dhjetor në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat