Prishtina ka barazuar me rezultat 2:2 me Gjilanin, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Prishtina ndali vetëm një pikë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në minutën e 28-të, Senad Jaroviq nga afërsia e me dinakëri ka shënuar në portën e prishtinasve.
Në minutën e 36-të, Leotrim Kryeziu nga penalltia e ka barazuar rezultatin 1:1.
Më parë gjyqtari Genc Nuza shikoi VAR-in dhe pastaj akordoi penallti.
Si pjesa e parë po ashtu edhe e dyta me raste shënimi qoftë nga njëra palë dhe skuadra tjetër.
Në minutën e 81-të, Leonard Vitija shkëputet më së larti dhe shënoi me kokë për epërsinë e Prishtinës.
Në minutën e 90+5, Kushtrim Shabani i pambuluar në 16-sh e nga afërsia e barazoi rezultatin 2:2.
Prishtina renditet në vend të katërt me 26 pikë e ka 11 më pak se lideri Drita dhe Gjilani është në vend të 6-të me 18 pikë.