Tetova i “frikësohet” Gjokës

Futboll

Tetova i “frikësohet” Gjokës

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 16:03
Edlir Tetova

Egnatia do të luajë një sfidë shumë të rëndësishme ditën e nesërme. Në “Egnatia Arena” do të presë skuadrën e Skënderbeut për të bërë mes tyre llogaritë për javën e 17-të.

Para këtij dueli Edlir Tetova ka theksuar se ekipi ka lodhje, por në fushë do të jenë “all-in” për fitoren. Timonieri i kampionëve thekson se trajnerët matet me rezultatet, por ndërrimi i shpeshtë i tyre nuk i bën mirë ekipit.

“Janë pak orë dhe erdhi ndeshja, por mendoj që skuadra ka marrë formë. Përgatitjet kanë shkuar mirë, sot i japim fundin përpara ndeshjes.

Ka lodhje, do shikojmë mundësitë me lojtarë që kemi në dispozicion. Mungon Bakajoko prej pezullimit, rikthehet Malota por nuk kemi vendosur akoma se vetëm dje ka dalë në stërvitje.

Si shkoi rezultati, mendoj jam i kënaqur sidomos në pjesën e dytë, për çfarë dha skuadra kundër Partizanit. Sigurisht kemi prekur pikat që na shqetësojnë dhe kemi bërë mirë, por është ndeshje e kaluar dhe do kemi vëmendjen te Skënderbeu.

Ne jemi gjithmonë me dosje në krah. Sigurisht trajneri varet nga rezultatet, por nuk mendoj që i bëjnë mirë ekipit, për të ndërruar shpesh trajnerët, megjithatë profesor Nesti është një trajner që ka goxha eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe mendoj që e ka forcuar Skënderbeun.

Është një ndeshje radhe. Është skuadër që luan mirë në tranzicion, ka treshe sulmi të rrezikshme në trancizion pozitiv. Do marrim masat dhe shpresoj të dalim me tre pikët nesër.

Interesi im si trajner është t’i transmetoj idetë e mia skuadrës për të shkuar drejt portës. Mendoj se vazhdimësia është gjëja më e mirë për momentin, të kemi prodhim, të jemi rezultativ përpara portës dhe pastaj çdo gjë hap pas hapi.

Çdo lojtar është në rrugën e duhur, janë pesë rezultatet e fundit që janë rezultate të mira për vazhdimësinë, nuk është maksimumi, por është diçka e mirë që po ndodh në ekip. Çdo lojtar po jep maksimumin dhe kjo më bën të ndihem mirë sepse i kam lojtarët e gatshëm. E kam theksuar që çdo lojtar është shumë i rëndësishëm për mua dhe ka rol specifik në skuadër. Shpresoj të kemi vazhdimësi dhe në ndeshjet në vazhdim.

Çdo gjë po merr ngjyrë, ky është event i madh për futbollin në Rrogozhinë. Gjithë ky stadium që po ndërtohet, po merr ngjyrat e duhura, shpresojmë ta shijojmë deri në fund”, ka theskuar timonieri i kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat