Mareska: Jemi përpara planit, por s’jemi për titull

Futboll

Mareska: Jemi përpara planit, por s’jemi për titull

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 16:05
Enco Mareska

Enco Mareska thotë se skuadra e tij e Çelsit është përpara pritshmërive të tij në zhvillimin e tyre si ekip, por ende këmbëngul se Blutë nuk janë në garën për titull.

Italiani mori drejtimin e “Stamford Bridge” nga Mauricio Poçetino në verë, pasi skuadra e Londrës Perëndimore bëri një sezon zhgënjyes, duke u renditur në vendin e gjashtë. Një verë kaosi pasoi me një numër afrimesh dhe largimesh të profilit të lartë, si dhe me një mori lojtarësh, përfshirë Konor Gallagerin, ndërsa italiani kërkonte të shkurtonte skuadrën e tij gjigante.

Por Çelsi ka bërë një fillim të mirë të sezonit, duke fituar tetë nga 14 ndeshjet e tyre të para dhe përpara kanë vetëm Liverpulin.

Por përpara derbit me Totenhemin, trajneri tha: “Ne mund të bëjmë shumë gjëra më mirë në të dyja situatat, të sulmojmë dhe të mbrojmë. Jemi përpara pritshmërive të mia. Kjo është për shkak se lojtarët po bëjnë një punë fantastike.

Ndoshta arsyeja është sepse ne fokusohemi dita-ditës dhe shohim se si mund të përmirësojmë lojtarët. Jo më shumë se kaq. Nuk ka asgjë për të shtuar. Unë thashë se nuk mendoj se jemi atje dhe të gatshëm për të konkurruar me Arsenalin, Liverpulin dhe Sitin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat