Roberto Bordin u largua në mënyrë të papritur nga Elbasani, pasi vardheblutë kishin mposhtur me rezultatin 3 me 1 Bylisin.
Trajneri italian paraqiti dorëheqjen si vend i pestë në kampionat, ndërsa së fundmi ka shpjeguar gjithçka për herë të parë.
Deklarata e Bordin:
“Me trishtim të thellë, por me qetësinë më të madhe, unë largohem nga pozicioni i trajnerit të Elbasanit.
Falenderoj klubin, personalisht administratorin Geni Çoku dhe drejtorin sportiv Elton Guranjaku për mikëpritjen e bërë në verë dhe besimin e vazhdueshëm, stafin dhe njërëzit që punojnë në prapaskenë për profesionalizmin e madh të treguar dhe në momente të vështira dhe lojtarët për disponueshmërinë e tyre:
Preferova, për të mirën e përbashkët, të largohesha. Veprimi im, që në sytë e personave të tretë mund të duket i pashpjegueshëm duke pasur parasysh renditjen aktuale, është për shkak të vlerësimit të madh që kam për klubin: Uroj një të ardhme të ndritur për Elbasanin, një klub me të vërtetë ambicioz. Faleminderit, Roberto Bordin”, shkruhet në deklaratën e ish-trajnerit të Elbasanit.
Klubi i Elbasanit ka komentuar në postimin e trajnerit italian: “Faleminderit mister, ishte një udhëtim i mrekullueshëm”.