Juventus duket se po mendon të bëjë një ofertë për Victor Osimhen, sulmuesi i Napoli-t i huazuar te Galatasaray.
Sipas Il Mattino, bardhezinjtë po mendojnë të paguajnë klauzolën 75 milionë euro që përfshihet në kontratën e sulmuesit nigerian me Napoli-n.
E përditshmja italiane shkruan edhe se Osimhen mund të largohet nga Galatasaray në merkaton e janarit.
Kujtojmë se për sulmuesin interesohen edhe Chelsea me Manchester United.