Bayern Munihu ka arkëtuar tre pikë të mëdha duke treguar fuqinë e liderit në Kampionatin e Gjermanisë.
Bavarezët para shikuesve të vet shënuan fitore me rezultat 4;2 ndaj Heidenheim-it, në takimin e javës së 13-të.
Për Bayernin shënuan Upamecano (18'), Musiala (56' e 90+1'), Goretzka (84’) dhe për udhëtuesit Honsak (50') e Dorsch (86’).
Bayerni kryeson me 33 pikë e Heidenheim është në vend të 16-të me 10 pikë.