Mesfushori Granit Xhaka ka treguar lojë të madhe me Bayer Leverkusenin, duke e mposhtur me rezultat 2:1 St. Paulin, në takimin e javës së 13-të në Bundesliga I.
Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Xhaka, ylli nga Kosova, është paraqitur si gjithnjë titullar, duke asistuar në golin e parë që e shënoi Wirtz në minutën e 6-të.
Tah në minutën e 21-të ia jep qetësinë kampionit në fuqi duke thelluar epërsinë në 2:0.
Për udhëtuesit realizoi Guilavogui (84’).
Bayer renditet në vend të tretë me 26 pikë e ka 7 më pak se lider Bayern Munih.
St. Pauli zë pozitën e 15-të me 11 pikë të mbledhura.