Granada po luan në shtëpi kundër Racing Santander dhe fitojnë me 3:0.
Myrto Uzuni ka realziuar golin e dytë të klubit spanjoll.
Uzuni nuk di të ndalet në La Liga 2 të Spanjës.
Shqiptari ka çuar në peshë festimet në stadium pas dyfishimit të rezultatit të klubit jugor iberik.
Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutën e 52-të dhe tregon dhe njëherë se ka ‘nuhatje’ të jashtëzakonshme para portës.
Pas një aksioni të gjatë. ‘bomberi’ i kategorisë së dytë gjeti kohën dhe vendin e duhur dhe ia doli të tundte rrjetën.
Lojtari i Kombëtares realizoi dopietë personale me 2 gola mjaft të bukur. I dyti ishte plotësisht individual, pasi goleadori u kthye në fazë difensive rrëmbeu një top dhe nisi një marshim krejt i vetëm deri tek rrjeta e miqve.
Uzuni vlerësohet me notën 8.3, si dhe del ‘Lojtari i Ndeshjes’ në Spanjë. I gjithë gadishulli iberik po çmendet pas shqiptarit dhe e ardhmja rezervon shumë për kryegoleadorin.