Beshiktashi mund Fenerbahçen, Muçi aktivizohet në të 92’, por shpërdoron një rast të artë!
Ernest Muçi mund të kishte qenë protagonist në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Fenerbahçes edhe pse trajneri i tij e aktivizoi vetëm në minutën e dytë të kohës shtesë.
Sulmuesi shqiptar përfitoi nga pozicionimi i gabuar i miqve, të cilët ishin hedhur në sulm për të kërkuar golin e barazimit, dhe u shfaq përballë portierit Livakoviç.
Kroati doli në kohë duke evituar golin që do të kishte mbyllur ç’di histori të këtij dueli të vendosur nga një gol i Oksleid-Çambërlein (73’).