Kryetari i KF Shkëndija e Haraçinës, Isuf Bajrsami, pas shpalljes kampion vjeshtor në Ligën e Tretë-Veri në Maqedoni, ka uruar klubin për titullin e fituar vjeshtor,.
Me këtë rast, Bajrami, ka përgëzuar stafin teknik, kryesinë e klubit, lojtarët për titullin e fituar, tifozët dhe kreun e komunës, për mbështetjen e garantuar.
"Unë, Isuf Bajrami, kryetar i KF Shkëndija Haraçinë, shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për të gjithë ata që kanë kontribuar në suksesin e klubit tonë gjatë këtij sezoni.
Një falënderim i veçantë shkon për stafin e klubit dhe kryesinë për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm, lojtarët që me shpirtin e tyre luftarak na kanë bërë krenarë, si dhe donatorët dhe Kryetarin e Komunës që me ndihmën dhe mbështetjen e tyre kanë garantuar përparimin tonë.
Një mirënjohje e veçantë shkon për tifozët tanë të zjarrtë, që në çdo ndeshje kanë qenë zemra dhe forca e klubit, duke dhënë mbështetje të pakushtëzuar. Nuk mund të harrojmë as kontributin e çlirimtarëve, të cilët janë frymëzimi ynë dhe dëshmia e forcës së komunitetit tonë.
Gjithë ky bashkëpunim dhe përkrahje na jep forcën për të vazhduar përpara dhe për të ngritur KF Shkëndija Haraçinë në nivele më të larta.
Përpara Shkëndija, së bashku gjithmonë drejt fitoreve!", ka shkruar Bajrami.