Sulmuesi shqiptar bën heroin në derbin e Sofjes!
Futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi ishte heroi i CSKA Sofias në barazimin 2:2 në derbin ndaj CSKA 1948 Sofia në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Bullgarisë.
28-vjeçari u fut në fushë në minutën e 76-të, ndërkohë që arriti të vendoste baraspeshën në minutën e 88-të, duke i dhuruar një pikë CSKA Sofjes që momentalisht renditet në vendin e 8-të.
Për Bytyqin, që iu bashkua skuadrës bullgare nga radhët e Antaljaspor, ky ishte goli i dytë në 11 aktivizime. Ai gjithashtu ka arritur të dhurojë edhe 2 asiste..