Enea Mihaj ka afirmuar veten në Portugali

Futboll

Enea Mihaj ka afirmuar veten në Portugali

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 21:35
Mario MItaj

Enea Mihaj ka afirmuar veten në Portugali.

Pas aventurës në Greqi me PAOK, tani shqiptari e gjen veten si titullar fiks në mbrojtjen e Famalicaos.

Legjionari luan sot në Primeira Liga kundër emrit legjendar të Portos. Takimi i ligës portugeze starton në orën 21:30 dhe Mihaj është titullar kundër ‘Dragojve’ të Portos.

Lojtari i Kombëtares ka detyra të vështira ndaj bluve që kërkojnë 3 pikët për luftën e titullit, ehe pse në transfertë.

Famalicao në shtëpi është një ekip i vështirë dhe Enea kërkon të bëjë sa më dinjitisht ndaj klubit fitues të Ligës së Kampionëve.

Qendërmbrojtësi kuqei ka kohë që nuk lëkundet nga formacioni kuqezi de kjo tregon besimin pë të patur njëvend në formacionin e Sylvinhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat