Kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka barazuar me rezultat 1:1 me Sutjeskën në Nikshiq, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit malazez.
Një pikë e madhe për djelmoshat nga Tuzi.
Ivan Vukçeviç (44’) shënoi për Sutjeskën dhe Asmir Kajeviç (66’) për Deçiqin.
Mornari i Tivarit shënoi fitore me rezultat 1:0 ndaj skuadrës shqiptare Otrant – Olimpik nga Ulqini.
Autor i golit është Kotaro Kishi (52’).
Otrant – Olimpik është në krizë të rezultateve.
Buduçnosti kryeson me 45 pikë, pasojnë Petrovac 33, Bokeli 30, Deçiqi 27, Arsenali 25, Mornari 25, Sutjeska 24, Jedinstvo 21, Jezero 16 dhe Otrant – Olimpik14.