Shkëndija e Tetovës është gati për ndeshjen e fundit të vitit 2024, kur të dielën në kuadër të xhiros së 18-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut në Tetovë presim Gostivarin. Dy skuadrat e kreut mes veti do të vendosin cila do të dimërojë si lider në renditje me Shkëndijën që synon të ruajë vendin e parë ku momentalisht kemi dy pikë më shumë se ndjekësit (Rabotniçki, Gostivari dhe Sileksi).
Dueli Shkëndija-Gostivari luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00.
Mevlan Adili:, tha: “Po duke marrë parasysh se në 4 ndeshjet e fundit kampionale kemi marrë pikë të plota me 4 fitore, mendoj që ekipi është i përgatitur fizikisht dhe psiqikisht në maksimum dhe shpresoj që në fund edhe nga kjo ndeshje të dalim me rezultat pozitiv.”
Gostivari, ekipi i vetëm që na ka mundur këtë sezon…
Mevlan Adili: “Për fat të keq ne e dijmë se si shkoi ndeshja e fundit mes veti Gostivarin në Shkup, por besoj se ndeshja e nesërme është mundësi për të treguar se ai takim ishte vetëm rastësi dhe se ne do t’i mundim në Tetovë. Mendoj se do të jetë një ndeshje mirë e luftuar.
Fatkeqësisht nuk do të kemi praninë e tifozëve dhe për këtë ndjejmë keqardhje, por e ndjejmë 100% se ndoshta fizikisht nuk do të jenë në stadium, por me zemër dhe shpirt do të jenë duke na përkrahur si gjithmonë. Shpresoj në fund t’i gëzojmë tifozët tanë, ta gëzojmë veten dhe familjet tona, për të shkuar në pushim me kokë të qetë dhe si lider të renditjes.”
Të mbyllet viti me fitore…
Mevlan Adili: “Normalisht se po. Ne jemi ndërtuar si ekip për të qenë lider të renditjes deri në fund. Kur je në seri prej 4 fitoreve rresht, sigurisht se ndjehet një qetësi psiqike te secili dhe në kokë kemi vetëm fitoren. Jemi të kompletuar, shpresonim ta kishim edhe Fiton Ademin, por fatkeqësisht ai do të mungojë. Natyrisht besoj se kemi forca për të fituar dhe në fund tre pikëshi të jetë edhe për Fitonin.”