Struga Trim Lum stinorin vjeshtor e mbyllin me ndeshjen ndaj fqinjëve të Voska Sport, ndaj së cilës skuadër në ndeshjet e deritanishme nuk njohin disfatë…
“Të dielën në Strugë do të mirëpresim Voska Sport, ndeshje kjo e fundit për stinorin vjeshtorë, që do e mbyllim në TOP5. Megjithatë ambiciet e klubit mbetën të njëjta, ndërsa për të shpresuar për më shumë, patjetër që duhet fillimisht ndeshjen e rradhës ta mbyllim me fitore dhe më pas të mendojmë për stinorin pranveror.
Këtë mendim ndanë edhe sulmuesi Marjan Radeski, sipas të cilit çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte katastrofal për Struga Trim Lum”, njofton FC Struga Trim Lum.
“Nuk kam se çfarë të flas për rëndësinë e këtij takimi. Thjeshtë duhet të kërkojmë 3 pikët e plota, çdo rezultat tjetër do të ishte katastrofal për skuadrën tonë. Megjithatë unë besoj në ekipin që kemi, ndërsa këtë më së miri do e dëshmojmë në ndeshjen e nesërme”.
“Secili sulmues tenton të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe me siguri se nëse na jepet rasti për të shënuar do të bëjmë një gjë të tillë” – thotë Marjan Radeski, i cili këtë edicion është shumë larg formës së edicionit të kaluar, kur në 33 ndeshje kishte realizuar 15 gola dhe 7 asistime.
Sezonin aktual, Radeski në 16 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar vetëm një gol, edhe atë pikërisht ndaj kundërshtarit të radhës, Voska Sport, ndërsa gjithashtu ka regjistruar vetëm një asistim kundër Pelisterit në Manastir.