Kylian Mbappe ishte një nga golashenuesit e Real Madridit të shtunen mbrëma, në fitoren 0-3 ndaj Gironas.
Sulmuesi francez shënoi golin e tretë të ndeshjes, njëkohësisht goli i nëntë në La liga.
E pas ndeshjes, Mbappe tha se në çdo ndeshje përpiqet të ndihmojë skuadrën të fitoj.
“Ishte një ndeshje e vështirë. E dinim se sa e rëndësishme ishte dhe duhej ta fitonim. Ne luajmë kundër një ekipi që është shumë i fortë në shtëpi, që e mban shumë topin. E nisëm lojën shumë mirë, shënuam gol në pjesën e parë. Në të dytën u kthyem shumë të fortë dhe shënuam dy gola radhazi.
Më pas ne patëm kontrollin e lojës. Është pjesë e punës sime të ndihmoj ekipin. Mundohem ta bëj në çdo ndeshje, të luaj me personalitet dhe ta ndihmoj skuadrën të fitojë”, dekalroi Mbappe.
Francezi po ashtu foli për ndeshjen e ardhshme, atë kundër Atalantas në Ligën e Kampionëve, ku tha se duan vetëm fitoren.
“Është Champions League. Kur luan në Ligën e Kampionëve, gjithmonë ke kundër vetes lojtarë dhe skuadra të forta. Duhet të fitojmë sepse humbëm ndeshjen e fundit. Është një tjetër lojë jashtë shtëpisë, por ne jemi gati të garojmë dhe të fitojmë”, tha Mbappe.