Murseli i lumtur: Faleminderit të gjithëve, ky është vetëm fillimi

Futboll

Murseli i lumtur: Faleminderit të gjithëve, ky është vetëm fillimi

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 11:53
Erkan Murseli

Trajneri i Shkëndijës së Haraçinës, Erkan Murseli, dje ka pasur shumë arsye për të qenë i lumtur, pas triumfit bindës të ekipit të tij në Ligën e Tretë-Veri në Maqedoni.

Në javën e fundit të sezonit vjeshtor (13) në stadiumin Hasanbeg Arena kuqezonjtë e Haraçinës deklasuan Aerodromin me rezultat tenisi 6:1.

Shkëndija u shpall kampion vjeshtor dhe festa e madhe ndodhi dje kur tifozët “Çlirimtarët” kishin krijuar një atmosferë fantastike, edhe pse në mot tëv ftohtë.

“Dëshiroj të shpreh kënaqësinë dhe mirënjohjen time për përfundimin e suksesshëm të kampionatit vjeshtor. Gjatë kësaj periudhe, ekipi ka treguar përkushtim, profesionalizëm dhe shpirt luftarak në çdo ndeshje.

Falënderoj lojtarët për punën e palodhur, drejtuesit e klubit për mbështetjen e vazhdueshme dhe tifozët “Çlirimtarët” tanë të zjarrtë për përkrahjen e jashtëzakonshme që na japin në çdo ndeshje.

Ky është vetëm fillimi! Së bashku do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të arritur objektivat tona për të ngritur KF Shkëndijën e Haraçinës në majat e suksesit.

KF SHKËNDIJA – Haraçinë 77 “, deklaroi Murseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat