Federiko Dimarko vazhdon të jetë në një moment të artë dhe nga ndeshja në ndeshje po konfirmohet një prej anësorëve më të mirë në botë.
Edhe kundër Parmës arriti të zhbllokonte një ndeshje që deri në ato momente po rezultonte e vështirë. “Ishte e vështirë që nga fillimi.
Por ne e nisëm ashtu siç duhet. Kemi pësuar ndonjë kundërsulm, por në fund e merituam këtë fitore. Goli me të djathtën? Le të themi që në vitin 2018 shënova, por në ndeshje larg njëra-tjetrës.
Më vjen keq që i shënova Parmës. Jam i lidhur me këtë skuadër, por duhet të fitonim patjetër”, tha Dimarko.
Ai foli edhe për Botërorin e klubeve.
“Nuk duhet të mendojmë aq larg. Duhet thjesht t’i marrim ndeshjet një nga një. Të gjithë objektivat janë të rëndësishëm, por fokusi duhet të jetë në kampionat sepse në të kundërt do të humbasim pikë”, tha anësori i Interit.