Futbollistit të Al-Hilal, Neymar Jr i vdes ish-trajneri i tij.
Betinho Talentos, kishte qenë trajner i fëmijërisë së tij, ku i cili edhe e kishte zbuluar atë.
Thuhet se Neymar, i ka rënë në sy Betinhos teksa vraponte lart e poshtë në tribunë gjatë një ndeshjeje dhe vëzhguesi i talenteve e mori atë për të luajtur futsal.
Ai më pas kishte informuar Santos se duhej të lëviznin shpejt për ta marrë atë për akademinë e tyre.
Neymar bëri po ashtu një postim prekës në “Instagram”.
“Më keni parë duke vrapuar në tribuna dhe më keni bërë të vrapoj nëpër stadiume anembanë botës.
Më fute në futboll, i bëre prindërit e mi të më çojnë në testin tim të parë. Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë! Kujdesu për ne atje lartU prefsh në paqe Profesor BETINHO”, u shpreh Neymar.