Takim pune për ndërtimin e fushave të reja sportive!

Futboll

Takim pune për ndërtimin e fushave të reja sportive!

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 13:22
Pamje nga takimi

Përfaqësues të FSHF-së dhe kryetari i Bashkisë Prrenjas, takim pune për ndërtimin e fushave të reja sportive!

Zv. Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj dhe përfaqësues të departamentit të projekteve zhvilluan një takim pune me kryetarin e Bashkisë Prrenjas, Nuri Belba, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Fokusi i diskutimit ishte kërkesa për investim në infrastrukturën sportive të qytetit të Prrenjasit, si një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve përmes futbollit.

Përfaqësuesit e FSHF-së shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte që synojnë përmirësimin e infrastrukturës sportive në Shqipëri.

Në vazhdim do të shqyrtohet plani i projektit për këtë investim dhe do të konkretizohen përpjekjet për ndërtimin e fushave të reja sportive në qytetin e Prrenjasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat