Ferizaj ka barazuar me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Ballkanin e Therandës, në takimin e javës së 16-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizajasit treguan më shumë në pjesën e dytë dhe me meritë ndalën një pikë.
Djelmoshat e kryetrajnerit Arsim Abazi arritën një pikë të madhe në luftë për ekzistencë.
Skuadra nga Theranda kaloi në epërsi me golin e Hamidit në minutën e 24-të.
Në minutën e 84-të Abdul me kokë shënoi për rezultatin 1:1.
Ballkani renditet në vend të 3-të me 27 pikë e Ferizaj në të tetë me 17 sosh.