Egnatia ia ka dalë të triujfojë 1-0 ndaj Skënderbeut. Një fitore shumë e rëndësishme për rrogozhinasit në shtëpinë e tyre ndaj në rivali të vështirë si korçarët.
Golin vendimtarë të këtij takimi e shënoi Regi Lushkja në minutën e 50-të, ku shndërroi në gol një penallti të fituar nga kampionët.
Një lojë e luftuar mes dy edkipeve, teksa nuk munguan edhe ndërhyrjet e ashpëra. Albi Doka bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Ndrecës dhe Lata e nxori me karton të kuq në minutën e 58-të.
Ernest Gjoka kështu merr humbjen e parë në krye të Skënderbeut, me korçarët që vazhdojnë të enden në fundin e klasifikimit.
Pas kësaj fitoreje Egnatia shkon në kuotën e 30 pikëve dhe i merr vendin e parë Partizanit.