"Lojtari i Ndeshjes" ndaj Dinamos

Futboll

"Lojtari i Ndeshjes" ndaj Dinamos

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 16:15
Ledjo Tresa - majtas

Laçi dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kurbinit, përfundoi në barazim pa gola 0-0. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Ledjo Tresa.

“Dëshira ishte e madhe për të gjuajtur penalltinë. Në pjesën e dytë ishte e vështirë sepse kishte shumë ujë, por ja dolëm.

E kam thënë dhe herë tjetër që në pozicionin mesfushor i avancuar jam më shumë në kontakt me topin, aty përshtatem më shumë.

Unë mendoj se deri më tani nuk kam bërë asgjë, duhet të punoj më fort. Duhet të shënoj sa më shumë dhe të jap sa më shumë asistime. Trajneri na jep harmoni dhe kjo është më e rëndësishmja për një ekip”, është shprehur Tresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat