Trajneri Edlir Tetova ka folur në konferencën për shtyp pas fitores 1-0 të rrogozhinasve. Egnatia fitoi minimalisht kundër Skënderbeut në Rrogozhinë në një terren të vështirë. Për teknikun Tetova rëndësi kanë pikët e marra dhe për këtë e ndihmoi strategjia e ndjekur.
“Përshëndetje. Fitore racionale. Kërkuam të administronim lojën, ishin mundësitë për golin e dytë.
Por me kohën e keqe, me terrenin është e mjaftueshme që morëm 3 pikët. Ishte vonesa në manovrën tonë.
E kisha përgatitur skuadrën në 75 metra, por filloi shiu dhe nuk mundëm. E dija si luante Skënderbeu, e gjitha ishte strategji.
Jam tifoz i rotacionit. Ishim komod në kampionatin e kaluar, kurse tani duam pikët. Duam të krijojmë bazën.”, u shpreh Tetova.