Erald Çinari është shfaqur protagonist absolut në ndeshjen që ekipi i tij, Noah po luan përballë Gandazasar në Premier League armene.
Pjesa e parë e kësaj sfide është mbyllur 3-0.
Ishte pikërisht ylli shqiptar ai që shënoi të 3 golat për të tijët. Si fillim, Çinari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 7-të. Golin e dytë e shënoi në të 12-tën, ndërsa për të 3-tin mendoi në minutën e 30-të.
Një paraqitje spektakolare e shkodranit në 45 minutat e para në Armeni. Paraqitjet e tij sa vijnë dhe rrisin nivelin, me Çinarin që ka kohë që është kthyer në një pikë kyçe te ekipi i Noah.