Alejandro Garnacho duket se ka pëlqyer një postim kritik në rrjetet sociale për Lisandro Martinezin pas humbjes së dytë radhazi të Manchester United në Premier League.
Skuadra e Ruben Amorim humbi 3-2 ndaj Nottingham Forest në “Old Trafford” mbrëmjen e së shtunës, dhe loja dukej se ishte një betejë e vështirë që nga minutat e para.
Nikola Milenkovic kaloi mbi Martinez për të shënuar golin e tij të parë për Forest, më pak se dy minuta pas fillimit të ndeshjes.
Argjentinasi u kritikua ashpër nga tifozët dhe komentatorët, me Jamie Redknapp që madje e krahasoi përpjekjen e tij me atë të një “djaloshi të vogël”.
Pas ndeshjes, një “screenshot” u publikua nga një përdorues i X, ku shfaqej një njoftim ku Garnacho duket se pëlqen një prej postimeve të tyre për Martinez.